Transmetuar më 04-04-2019, 18:35

Tridhjetë e tre deputetë nga 16 vende dhe i gjithë spektri politik, i dërgojnë një letër Komitetit Norvegjez të Çmimeve Nobel, i cili mbështet kandidaturën e kryeministrave të Greqisë Aleksi Tsipras dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev respektivisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019.

"Është hera e parë që arrihet një marrëveshje e tillë në rajonin e Ballkanit. Kandidatura e tyre për Çmimin Nobel të Paqes dërgon për të gjithë mesazhin, se guximi dhe mendimi progresiv përtej kufijve kombëtarë, duhet të shpërblehen", – theksojnë në letrën e tyre eurodeputetët, duke mbështetur me këtë mënyrë propozimin e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, Uided Bushamaui, për nderimin e kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev.

Nga 33 eurodeputetët që firmosën letrën nuk kishte asnjë të së djathtës ekstreme (e Majta, Socialistët, të Gjelbërit, Partia Popullore Evropiane, Konservatorët dhe Liberalët).