Parashikimi i motit, e enjte 4 prill 2019
Transmetuar më 03-04-2019, 14:00

Tiranë, NOA.al- Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës në të gjithë vendin.

Më të dukshme vranësirat paraqiten në Veri dhe zonën Lindore.

Ndërsa pasditja dhe nata mbeten me kthjellime dhe vranësira, por reshje të izoluara priten në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në 24°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /a.y/noa.al