Transmetuar më 03-04-2019, 12:09

Fermerët e Lushnjes dhe grumbulluesit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për të kundërshtuar skemën e re të TVSH.

Ata kanë bllokuar rrugën, duke derdhur edhe qumështin në rrugë, por edhe perime të ndryshme.

Fermerët mbanin në duar pankarta “Mos taksoni por ndihmoni fermerët”, “Gjaku i fëmijëve tanë, mos u tallni”.

Me protestën e tyre fermerët kërkojnë që qeveria të barazojë TVSH-në si në shitje dhe në blerje.

Skema e re e TVSH-së ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit me paketën e re fiskale duke sjellë kosto shtesë për grumbulluesit. /a.y/noa.al