Transmetuar më 01-04-2019, 11:22
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Vlorë.

Si të dyshuar për ngjarjen gjatë kësaj të diele, policia ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Ervis Osmënaj, djalin e të zotit të banesës, Frederik Osmënaj 61 vjeç.

Shpërthimi ndodhi në lagjen “Rilindja” të qytetit bregdetar, ndërkohë që dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie.

Gjithçka pasi pranë banesës së tyre kishin një lavazh, dhe konflikti mendohet se ishte rreth tij.

Kështu Ervisi hodhi një sasi të vogël tritoli, si shenjë kërcënimi.

Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm disa dëme materiale. Lënda plasëse ishte hedhur në oborr, në një hapësirë mes banesës dhe lavazhit. /a.y/noa.al