Deputetja humb njeriun e shtrenjtë: I vranë djalin por emrin e tij kurrë nuk e lëshoi nga goja
Transmetuar më 31-03-2019, 22:44

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ditën e sotme është përballur me një lajm të hidhur.

Deputetja e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

Fjalët që ka shkruajtur ajo për gjyshen, duke treguar vuajtjet e mundimet e saj që prej kohës së luftës e deri në momentin e fundit, përshkruajnë dhimbjen që deputetja Deliu ndjen për largimin e saj nga jeta.

Njoftimi i deputetes Blerta Deliu

Nana Hajri na la!

Mbramë para mesnate i mbylli sytë përgjithmonë gjyshja jonë.

Për pak ditë gjyshja nuk e priti përvjetorin e Rezallës. Me 5 prill bëhen 20 vjet prej kur forcat serbe i’a vranë djalin më të vogël axhën Bedri. Emrin e tij kurrë se lëshoi prej goje. Hjekat e mërzinë e saj ja kam pa sa herë e kam kqyrë në sy. Lumtunija e saj më e madhe ishin Buqi e Drini, dy djemt që axha i la të vegjël, dy nipat që u kujdesën për të deri ne momentet e fundit të jetës.

“Po ma hjekin mallin e djalit, oj loke”, thojke shpesh kur malli për të ia rëndonte zemrën.

E Rezalla, vendi ku ajo i kishte kujtimet, rrënojat e shtëpisë së zbrazët e të djegur ku ajo kishte kalu me shumë se gjysmën e jetës ishin dhimbja e saj më e madhe.

Nana Hajri po kthehet sot në vendin ku prehen dy djemt e saj, në tokën në të cilën deshi të jetojë përherë, po kthehet pranë atyre që fort i deshi.

Pusho e qetë gjyshe.

Të pushoftë shpirti në përjetësi./a.k/noa.al/