Tmerr! Nipi rreh gjyshin në mënyrë barbare, i moshuari jep shpirt në spital
Transmetuar më 31-03-2019, 22:24

Një ngjarje e turpshme me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Maqedonininë Veriore.

Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale S.M., është rrahur për vdekje nga nipi i tij 19-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në qytetin Koçan, ndërsa 66-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të dhunës së rëndë fizike.

Mësohet se 19-vjeçari është arrestuar nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në dhunë por rasti po hetohet nga autoritetet vendore./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...