Skedina e jetës…
Transmetuar më 31-03-2019, 18:41
Ylli Dylgjeri

Nga Ylli Dylgjeri

E rëndë. E dhimbshme. E panjerëzishme.

E zezë. Po ja që po ndodh në vendin tim.

Ky është koefiçienti i jetës në atdheun tim?

Ky është absurdi.

S’dua ta besoj!

Në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Tiranë dhe në fund… që sot është edhe në krye të krimit listohet Shkodra.

Shqiptar!

Po kuotohet jeta në tabelën e fatit!

Llotot e sportit u mbyllën.

Llotaria e jetës është sot në pikëpyetje.

Kurrë mos daltë ky bast!

Unë jam me jetën.