Kapet drogë në kamionin me targa shqiptare, ishte ngarkuar me lule
Transmetuar më 29-03-2019, 20:20

Autoritetet në pikën e kalimit kufitar Tabanovcë, në doganën maqedonase, kanë sekuestruar një sasi prej 350 kilogramësh marijuanë në një kamion.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në makinën e tonazhit të rëndë me targa shqiptare, ndërsa në pranga përfundoi edhe një shtetas shqiptar.

Ky i fundit është identifikuar vetëm me inicialet F.B, 62 vjeç.

Kamioni ishte i përshtatur për transport lulesh, teksa mbante 130 palete të posaçme për një gjë të tillë, ndërsa në mesin e tyre u gjet e fshehur droga.

Ndërkohë, mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun europian. /k.k/noa.al/