Transmetuar më 29-03-2019, 10:14

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka vendosur të shkojë në Maqedonisë e Veriut.

Tsipras do të shkojë të martën në mëngjes në 2 prill duke fluturuar me një avion charter për në Shkup, konfirmuan burime të IBNA.

Mësohet se Tsipras do të kryesojë një delegacion të gjerë ku marrin pjesë ministra, deputetë dhe një grup biznesmenësh grekë.

Sakaq Tsipras nuk erdhi kurrë në Shqipëri edhe pse disa herë është përfolur për vizita të Ramës në Athinë dhe Tsiprasit në Tiranë.  /a.b/noa.al/