Transmetuar më 27-03-2019, 14:02

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri dhe Qendër.

Por vranësira të shpeshta dhe reshje shiu vijon të mbetet Rajoni Jugor dhe Juglindor. Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që në të gjithë vendin të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por dhe mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /a.y/noa.al