Transmetuar më 22-03-2019, 20:32

Pak pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan, është gjetur një makinë e djegur.

Automjeti tip “Benz” u gjet nën flakë në afërsi të fshatit Karakullak, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Autorët kanë kujdesur që përmes djegies së makinës të zhdukin çdo provë.

Sa i përket ngjarjes, avokati i disa prej çështjeve më të rëndësishme në vend u ekzekutua me armë pak pasi kishte shkuar në një lokal.

Ai u qëllua nga një person, por dyshohet se në ngjarje janë përfshirë edhe disa të tjerë, që kanë ndihmuar në largimin e menjëhershëm nga vendi i ngjarjes.

Për ngarjen e rëndë janë ngritur grupe policore për të krehur zonën, ndërsa edhe një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Viktima ishte edhe avokati mbrojtës i Emiliano Shullazit. /k.k/noa.al/

Vrasja e avokatit në Elbasan, reagon policia

Vritet me armë avokati i Shullazit, ngjarja në mes të qytetit