Transmetuar më 22-03-2019, 14:40

Përdhunoi dhe më pas mbyti një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, për shkak se refuzonte të bënte seks me të.

Timring Napkur dhunoi Zainab Abu buzë një lumi në fshatin e Gangnim, në shtetin e Plateau, të Nigerisë, ku gruaja ndodhej bashkë me dy vajzat e saj për të larë rrobat.

“E pashë dhe e mbajta nën vëzhgim, dhe pashë që po i drejtohej lumit. Iu afrova dhe i kërkova që të më lejonte të bënim dashuri, por ajo më refuzoi dhe më hodhi në lumë. Kështu e hodha në lumë dhe e mbyta, por nuk e përdhunova siç thonë”, tha në polici Napkur.

Mirëpo komisari i policisë së zonës, Isaac Akinmoyede, gjatë një konference për shtyp këtë të mërkurë, dha detaje lidhur me krimin e ndodhur më 28 shkurt.

Ai tha se ekspertiza konfirmoi se i dyshuari e kishte përdhunuar viktimën dhe më tej e kishte mbytur.

Ndërkohë dy vajzat e gruas njëra 7 dhe tjetra 4 vjeçe, u larguan me vrap kur panë të dyshuarin duke goditur nënën, për ti treguar çdo gjë babait.

I dyshuari u arrestua, ndërkohë që shprehet i penduar për veprimet e tij. /a.y/noa.al