Transmetuar më 22-03-2019, 12:52

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga kryegjyshata botërore e Bektashinjve, uroi festën e Sulltan Novruzit.

Por në urimin e saj Kryemadhi, nuk la pa përmendur edhe mesazhet politike.

“Sot është 22 Marsi, ditë e Sulltan Novruzit por edhe dita e Sulltan Novruzit. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore.

Gëzuar ditën e Novruzit të gjithë shqiptarëve sepse bashkëjetesa e tyre i ka bërë shqiptarët të jetojnë bashkë. Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita. Ky akt vendosi kornizat dhe shinat”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ajo shtoi se betejat kanë kosto por kanë edhe një vlerë, duke nënvizuar, “Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim demokracinë shqiptare”. /a.y/noa.al