Transmetuar më 22-03-2019, 07:57

Ajo është një prej femrave më të bukura shqiptare dhe prej kohësh moderatore në emisione të ndryshme.

Bukuroshja Nevina Shtylla, aktualisht moderatore në “E diell”, ka treguar një moment të sikletshëm nga e kaluara e saj.

Këtë të enjte ajo iu është përgjigjur ndjekësve në Instastory, kur e kanë pyetur nëse është ndjerë e tallur për shkak të mbiemrit Shtylla.

Ajo ka mohuar një gjë të tillë, por tha se e kanë ngacmuar pasi në vegjëli ka mbajtur syze.

“Jo nuk është ndonjë mbiemër aq i çuditshëm (merr dhe konotacion pozitiv po ta mendosh). Më kanë ngacmuar të vogël sepse kam patur syze (dhe ende kam) dhe shpesh jam ndjerë keq. Tani s’e vras mendjen fare se jetojmë në kohën kur Instagram dhe Facebook 24/7 i kanë bërë ‘qorra’ të gjithë”, shkroi Nevina. /a.y/noa.al