Transmetuar më 21-03-2019, 21:40

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin "Opinion" këtë mbrëmje tha se LSI-në tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë.

“Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj”, theksoi zonja Kryemadhi.

A keni folur me presidentin për këtë krizë?

"Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur për Krizën.

Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët.

Si kryetare e LSI asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara.

Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet", tha Kryemadhi.