Transmetuar më 21-03-2019, 21:24

Mungesa e një varreze në Povelçë të Njësisë Dërmenas në Fier, përbën një shqetësim madhor për komunitetin e kësaj zone.

Banorë të fshatit kërkuan që emisioni investigativ “BOOM” të trajtojë këtë problematikë, pasi ditë pas dite po përballen me vështirësi.

Në fshat banojnë komunitete të përziera nga zona të ndryshme të vendit, të cilët u shpërngulën në fillim të viteve ’90 dhe erdhën aty për të filluar një jetë të re.

Para disa viteve, parcela që u caktua për varreza u privatizua dhe kështu në të nuk u ndërtua kurrë një e tillë.

Për “BOOM”, banorë të zonës deklaruan se janë detyruar që të ndjerët t’i varrosin në zonat e origjinës, në fshatrat më të afërt ose në Fier, ku duhet të paguajnë edhe vendin e varrit.