Transmetuar më 21-03-2019, 21:07

Një djalë 11 muajsh pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit (80%) pasi ra në një kovë me ujë të valuar.

Doktorët po luftojnë që të shpëtojnë jetën e vogëlushit Daniil Chenenko nga Ukraina. Imazhi prekës tregon fëmijën e fashuar.

Incidenti mendohet të ketë ndodhur kur Daniil do të bënte dush.

Nëna e tij, Tetyana Chernenko kishte marrë një kovë me ujë të valuar dhe e kishte lënë në dysheme, pranë një tavoline.

Ajo planifikoi të bashkonte pak ujë të ngrohtë me të ftohtë për të birin. Në atë moment, Daniil po luante pranë tavolinës dhe ra në kovë kur e ëma nuk e kishte mendjen.