Transmetuar më 21-03-2019, 17:44

Traineri i kombëtares shqiptare të futbollit ka folur në prag tyë ndeshjes me Turqinë, ditën e nesërme.

Ai ka deklaruar se gëzon respekt për kundërshtarin dhe jo frikë, ndaj në fushë do të shkojë si i barabartë.

S i përket stërvitjes, Panuçi deklaron se skuadra është stërvitur shumë dhe është gati për përballhjen e parë.

“Kanë punuar mirë. Është ambient i mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër.

Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu”, tha italiani. /k.k/noa.al/