Shenjat e horoskopit me fat në dashuri këtë fundjavë
Transmetuar më 15-03-2019, 20:19

Si çdo javë, parada e shenjave të horoskopit evidenton shenjat zodiakale më të favorizuara nga yjet në fushën e ndjenjave.

Ja cilat janë shenjat më me fat në dashuri për këtë fundjavë:

BINJAKËT

Lilith (Hëna e zezë) dhe Afërdita të bëjnë të jesh kërkues në dashuri. Me sensualitetin tënd, do dish të bësh për vete partnerin/en!

DEMI

Buzët e tua janë të parezistueshme për atë që do ketë fatin të kalojë netët nën shoqërinë tënde të ëmbël.

PESHORJA

Nuk di të thuash ‘jo’ kur të kërkojnë të jesh pasional/e.

DASHI

Seksi është valvula jote e vetme dhe e vërtetë e çlirimit të stresit. Të pret një maratonë shumë e bukur këtë fundjavë!