Transmetuar më 15-03-2019, 17:05

Përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, Martin Henze, në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se korrupsioni i lartë në vendin tonë është penges serioze për investimet e huaja.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon zyrtari gjerman tha se kjo sjell pasoja edhe në moszgjidhjen e krizës politike, që është shkaktuar me djegien e mandateve të opozitës.

“PD-së dhe opozitës në parlament i është mohuar çdo e drejtë. Në Shqipëri s’ka gjykatë kushtetuese dhe gjykate të lartë. Kjo do të thotë qe opozita nuk ka asnjë të drejtë për të kontrolluar Parlamentin ose për të apeluar vendimet e Parlamentit. Gjykata Kushtetuese mungon e për këtë arsye mungon e drejta parlamentare. Ndaj vendimi i PD edhe mund të kuptohet”, ka deklaruar Henze.

Më tej ai tha se vetë Bashkimi Evropian ka debate për situatën politike në Shqipëri, ndërsa u shpreh se jo çdo lajm që vjen prej andej është i vërtetë.

“Shqipëria dhe Evropa duhet te jene krenar se ekziston Partia Demokratike. Pastaj, duke qene se jemi ne demokraci çdo deputet apo force politike e zgjedh vete rrugën e saj. Në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e PS-së, për djegien e mandateve. Pra jo çdo gjë që vjen në Shqipëri, se Evropa kritikon PD-n është e vërtetë. Ka mendime të ndryshme”, shtoi ai.

Zyrtari i CDU-së i cili vjen në Tiranë për të parë nga afër protestën e opozitës, thotë se zgjidhja e kësaj situatë mund të jetë vetëm zgjedhje te reja.

“Duhet që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të arrijnë në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet”.

I pyetur për aktet e dhunës në tubimet e kaluara, Henze, tha se ato  nuk e cenojnë të drejtën demokratike për të protestuar.