Transmetuar më 15-03-2019, 13:30

Shumë histori dashurie nisin dhe përfundojnë. Kjo gjë mund të ndodh edhe me çiftet që duken shumë të dashuruar. Gjithçka nis nga zakonet e vogla të përditshme dhe në mënyrë të veçantë me atë që ndodh më në shtrat. Më poshtë ju sugjerojmë katër gjërat më të shpeshta.

-Nëse nisni planifikoni momentin kur duhet të bëni dashuri, do të thotë se ka diçka që nuk shkon.

-Kur i shmangeni intimitetit, do të thotë se lidhja është afër fundit. Nëse ndiheni në siklet nga qëndrimi me partnerin/en, sidomos në momente intime, do të thotë se diçka nuk shkon.

-Kur nuk bëhet asgjë për zgjidhjen e problemeve. Në 99% të çifteve në botë, ekzistojnë probleme të kësaj natyre. Fillimisht duhet kuptuar origjina e problemit dhe më tej duhet gjetur zgjidhja. Nëse hasni gjithmonë në keqkuptime, asgjë nuk funksionin.

-Kur nuk ka shenja afrimiteti, si përqafim apo përkëdheli, shkruan noa.al. Nëse partneri/ja rresht së prekuri apo puthuri, ka diçka që nuk shkon. Kur këto gjeste janë inekzistente, do të thotë se ndjenjat mungojnë. /a.y/noa.al