Transmetuar më 15-03-2019, 10:12

Kur ndajnë vetëm pak orë nga protesta e nesërme e opozitës, ish-Kryeministri Sali Berisha publikon një video me anë të së cilës fton qytetarët që ti bashkohen protestës.

Në video thuhet “Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë. Ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar e rrahur, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne ende kemi shpresa dhe ëndrra. Qveria na ka shpërfillur dhe harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë.

Ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë”.

Më tej shtohet, “Ne jemi ende qytetarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë. Ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë.

Më 16 mars, ora 11.00, për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë”. /a.y/noa.al