Fëmija 3 vjeç torturohet dhe hidhet në plehra, vrasësit 7 dhe 8 vjeç
Transmetuar më 15-03-2019, 09:16

Torturojnë një fëmijë 3 vjeç deri sa e vrasin, ndërsa trupin e hodhën në një vend grumbullimi për plehrat.

Krimi shokues bëhet edhe më i rëndë, duke mbajtur parasysh faktin se autorët e dyshuar të ngjarjes janë për vete fëmijë, me moshë 7 dhe 8 vjeç.

Dy fëmijët pranuan se e lidhën të miturin me litar dhe se e qëlluan me gur, deri sa ra pa ndjenja përtokë.

Trupin e pajetë e hodhën më tej në një vendgrumbullim mbetjesh në Germiston të Afrikës së Jugut, rreth një kilometër nga banesa e viktimës.

Mendohet se i mituri i ka ndjekur duke menduar se do lozte me të dyshuarit të cilët i njihte, por në fakt, situata ishte krejt ndryshe.

Alarmi për zhdukjen e fëmijës u dha nga familja pasditen e së dielës që lamë pas, e cila nuk po arrinte ta gjente, duke lajmëruar policinë, shkruan noa.al.

Vogëlushi u gjet i larë në gjak vonë në mbrëmje dhe pak më vonë dy të miturit pranuan krimin. Në gjurmët e tyre u ra pasi viktima ishte parë me ta për herë të fundit.

Nuk dihen ende arsyet e një vrasje kaq makabre mes të miturish, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al