Iku nga trupa e Albi Nakos, Graciano rikthehet si prezantues
Transmetuar më 15-03-2019, 08:00

Pak javë më parë balerini i njohur Graciano Tagani, deklaroi se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.

Mirëpo këtë të enjte ai ka bërë me dije se që nga e shtuna do të jetë sërish në ekran.

Kësaj here ai do të vijë si prezantues i rubrikës “Dance with Graciano”, si pjesë e emisionit të Rudina Dembaçaj, “Mos i fol shoferit”.

Lajmin e ka bërë me dije duke postuar një video në Instagram.

Në të Graciano thotë, “Që nga kjo e shtunë, pjesë e “Mos i fol shoferit” do të jetë dhe “Dance with Graciano”. Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë.

E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund, dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme”. /a.y/noa.al