Transmetuar më 14-03-2019, 23:59

Në prag të protestës së 16 Marsit para Kryeministrisë, Sali Berisha shprehet se opozita i kupton qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe se po bën gjithçka për të sqaruar shkaqet.

Në një status në Facebook me titull:

“Dy fjalë për ndërkombëtarët”, ish-kryeministri sqaron se protestat historike të opozitës nëpërmjet mediave të mëdha po fitojnë mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracisë.

Statusi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”! Dy fjale per nderkombetaret. Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb.