Nga verorja te zjarri, ja disa nga traditat shqiptare për Ditën e Verës
Transmetuar më 14-03-2019, 21:52

14 marsi është Dita e Verës, një festë pagane që festohet në Shqipër, dhe më së shumti në Elbasan.

Shqiptarët ndër vite kanë trashëguar tradita të veçanta për këtë festë.

Ato janë duke filluar që nga gatimet e deri tek besëtytnitë e fatit që e kanë shoqëruar çdo 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë, sidomos në qytetin e Elbasanit. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej peri të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi. /k.k/noa.al/