Transmetuar më 14-03-2019, 21:04

Kombëtarja Shqiptare më 22 dhe 25 mars zhvillon dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Më 22 mars, në Shqipëri do të zbarkojë Kombëtarja e Turqisë, ndërsa tre ditë më vonë, kuqezinjtë luajnë në transfertë parballë Andorës.

Christian Panucci ka publikuar mëngjesin e sotëm listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore.

Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as surprizat në listë, si grumbullimi i Kristi Qoses, rikthimi i Alijit dhe Ajetit, por edhe lënia jashtë e Lenjanit dhe Llullakut.

Në fotografinë që noa.al ka publikuar më poshtë mund të gjeni emrat e lojtarëve./a.k/noa.al/