Transmetuar më 14-03-2019, 19:51

Daily Mail ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentet e gjetjes së një foshnje të porsalindur, e braktisur në një pyll.

Vajza e vogël ishte mbuluar nga insekte të shumtë, në Filipine.

Foshnja, me kokën e saj ende të lagur, u dëgjua nga një grua duke qarë përgjatë një piste ecjeje në Olango Island, të martën në mëngjes.

Ajo kërkoi nëpër shkurre dhe gjeti vajzën pa rroba. Besimtarët e një kishte aty pranë ishin të parët që nxituan për të ndihmuar foshnjën. Eliezer Rosalejos ishte një nga njerëzit që ndihmuan në shpëtimin e foshnjës.

"Falenderoj Zotin që foshnja është ende gjallë dhe e kemi gjetur atë në kohë. Kushdo që janë prindërit e saj, shpresoj se ata ndjehen fajtorë ", tha ai.

Vendasit gjetën vajzën midis gjetheve të thara dhe gjembave, dhe për fat të mirë gëzon shëndet të plotë. /k.k/noa.al/