Kriza politike, Imzot Masafra përçon një mesazh të fortë
Transmetuar më 14-03-2019, 19:09

Edhe feja e sheh me shqetësim situatën e rëndë politike në vend, ku herë pas here nuk mungojnë edhe mesazhe të ndryshme.

Së fundmi, Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, ka një mesazh për politikën shqiptare.

Sipas tij, në këto kohë ka nevojë për të rifituar gëzimin, dhe uron që të arrihet konsensusi mes palëve.

“Kemi shumë nevoje në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin, pasi problemet janë të mëdha. Lusim Zotin t’u ndryshojë mendjen atyre që kanë në dorë çeshtjet e shoqërisë, civile e politike, duke qenë të ndihmuar nga ndërkombëtarët, të arrijnë në një konsensus për të zgjidhur problemet që kemi sot si shoqëri”.

Imzot Massafra e bëri këtë koment gjatë takimit të organizuar mbi katekezat krezhmore me besimtarët, ku i pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë imzot Charles Broën, ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi imzot Rrok Gjonlleshaj, kryetarja e Komitetit Shtetror të Kulteve Loreta Aliko, si dhe qytetarë të Shkodrës. /k.k/noa.al/