Transmetuar më 14-03-2019, 18:50

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali. Ata u akuzuan se kishin krijuar një grup të strukturuar në shitjen e kokainës dhe se përfitonin deri në 9 mijë euro në ditë.

Karabinierët arrestuan pesë të rinj, 21 deri në 28 vjeë, të gjithë shqiptarë, të cilët shkuan në Rimini të Italisë vitin e kaluar, ndërsa paratë i sillnin në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor.

Policia tha se shqiptarët bënin një jetë të fshehur në disa vendbanime në kryeqytetin e Rivierës.

Sipas fakteve të mbledhura nga policia, të dyshuarit linin vendbanimet e tyre vetëm për t’u takuar me klientët e drogës, duke u thënë atyre të ndalojnë në stacionet e autobusëve Rimini-Riçione dhe ndonjëherë tek nënkalimet hekurudhore.

Për të kryer dërgesat, ata përdornin në të shumtën e rasteve biçikleta.

Brenda banesave të tyre, policia ka gjetur doza kokaine të fshehura në tubin e shkarkimit të tualetit si dhe materiale të tjera të nevojshme për trafikiin e lëndës së fortë narkotike. /k.k/noa.al/

carabinieri riccione arresto spacciatori albanesi soldi droga foto - 001

carabinieri riccione arresto spacciatori albanesi soldi droga foto - 002

carabinieri riccione arresto spacciatori albanesi soldi droga foto - 006

carabinieri riccione arresto spacciatori albanesi soldi droga foto - 007