Transmetuar më 14-03-2019, 18:49

Dashuria është ndjenjë që nuk njeh moshë, por për gjyqësorin ngjallen dyshime kur partnerët kanë diferencë moshe.

Kjo ka ndodhur me një djalë të ri, shqiptar nga Kosova, raporton noa.al.

I riu është i dashuruar me një grua 70-vjeçare me origjinë nga Mauritius dhe me shtetësi zvicerane.

Kanë afro dhjetë vjet që jetojnë në Lozanë të Zvicrës.

Historia e tyre duket qartë se nuk është një skemë mashtrimi për të fituar nënshtetësi zvicerane, sepse kalvari që po vuajnë për t’u martuar ka nisur që prej dhjetë vjetësh.

Djaloshi shqiptar, i cili vinte nga një martesë e dështuar me të cilën kishte sjellë në jetë dy fëmijë, ishte njohur në vitin 2009 me një grua nga Lozana e Zvicrës, atëherë, 62 vjeçe.

Lidhja mes tyre funksionoi, por kurorëzimi në martesë po përballet me pengesa ligjore.

Çifti, në vitin 2010, kërkoi hapjen e një dosjeje martesore në gjendjen civile të Lozanës, sikurse raporton 20min.ch.

Gjendja civile e refuzoi kërkesën pa dhënë shpjegime.

Shqiptari bashkë me gruan zvicerane vendosën që të kurorëzohen në Kosovë dhe kështu bënë një vit më pas në 2011.

Me t’u rikthyer në Lozanë, kërkuan që të konfirmohej edhe atje martesa e tyre.

Duke hasur në të tilla vështirësi, ata vendosën të hapin një çështje gjyqësore në gjykatën e Kantonit të Lozanës.

Por kjo gjykatë nuk ia ka dhënë okejin çiftit duke mos konfirmuar legjitimitetin e martesës së tyre.

Kalvari, vazhdon… /noa.al/