Kryemadhi me strukturat e LSI: Përgëzoj ata që s’pranuan mandatin
Transmetuar më 14-03-2019, 18:02

Monika Kryemadhi tha sot ndihet krenare për të gjithë ata që nuk pranuan mandatin e deputetit pas largimit të opozitës nga Parlamenti.

Në takimin që pati me strukturat e LSI-së, në prag të protestës së 16 marsit, Kryemadhi u shpreh se me lënien e mandatit opozita ka bërë gjënë e duhur.

“Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e Parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji i pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme.

Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot”, tha znj. Kryemadhi.

Ndërsa për Ramën adresoi këto fjalë.

“Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë”, u shpreh kryetarja e LSI-së. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...