Transmetuar më 14-03-2019, 17:16

Aksident i rëndë me pasojë dy persona të vdekur është regjistruar në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, ku shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy bashkëshortë të cilët udhëtonin me motorçikletë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit i cili është shoqëruar në Komisariat.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese