Transmetuar më 14-03-2019, 15:25

Nëse jeni me fat të keni një teze, ju e dini sa bukur është! Ajo është një mike besnike, tek e cila mund të mbështeteni si për ndonjë problem, po ashtu edhe në momentet e bukura të jetës. Tezet janë shumë të rëndësishme në jetën e çdo fëmijë, njësoj si prindërit dhe gjyshërit.

Ato kanë vërtet ndikim tek nipërit dhe mbesat. Më poshtë do të lexoni disa arsye pse tezet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e çdo fëmije:

Tezet janë ndër ata pak njerëz që e njohin një fëmijë që nga lindja dhe në rrethata të ndryshme, tezet janë dadot ideale, sepse i njohin zakonet e fëmijëve dhe marrin pjesë në edukimin e tyre. Prindërit janë më të qetë kur për fëmijët e tyre kujdesen tezet. Gjyshja, gjyshi dhe tezja janë gjithmonë të gatshëm për t’u kudjesur për fëmijët, por tezja ka shumë qëndrueshmëri sesa gjyshërit. Kjo i lejon asaj të reagojë me sportivitet ndaj humorit dhe tekave të fëmijeve.

Tezet kur rriten nipat dhe mbesat, ato veprojnë si shoqe. Fakti që ajo nuk është prindi i fëmijës i lejon asaj të komunikojë me ta në një mënyrë të barabartë dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët, edhe pse ato vazhdojnë të kenë autoritet në sytë e fëmijës.

Kur tezja e sheh fëmijën si mikun e saj më të mirë, është kaq e lehtë të argëtohen dhe të luajnë së bashku. Meqënëse fëmijët ndonjëherë kanë frikë se si mund të reagojnë prindërit ndaj problemeve të tyre, ato e kanë më të lehtë të shfryhen tek dikush tjetër.

Dhë në këtë moment është radha e tezes për të dëgjuar fëmijën pa mbajtur anë, pa zemërim dhe pa akuza. Më pas, ajo do të jetë në gjendje të japë këshilla të vlefshme bazuar në përvojën e saj të pasur të jetës, të sigurojë mbështetje dhe të ndihmojë fëmijën të merret me situata problematike.

Prania e tezes në jetën e fëmijës i lejon ata të krijojnë vlera familjare. Fëmija ndjek shembullin e prindërve të tyre që janë miq të ngushtë me motrat e tyre dhe i shohin ato si modele në formimin dhe kuptimin e marrëdhënieve familjare. Ata madje do të përpiqen të komunikojnë në të njëjtën mënyrë me vëllezërit e motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes. Dhe çfarë mund të jetë më e vlefshme se lidhjet e forta me familjen?

Tezet i njohin prindërit e fëmijës shumë mirë, kështu që ato mund t’i tregojnë fëmijës shumë për ta. Duke ndarë kujtimet dhe tregimet për fëmijërinë dhe rininë e tyre, tezja është në gjendje të forcojë marrëdhënien e saj me fëmijën. Ajo u lejon atyre t’i shohin prindërit e tyre me një sy tjetër dhe të mësojnë disa fakte interesante që e bëjnë fëmijën të kuptojë prindërit dhe të njohin më mirë jetën e tyre. Dhe të jemi të sinqertë, tregimet për rininë e prindërve tanë, sidomos ato momentet kur edhe ata kanë gabuar, janë jashtëzakonisht emocionuese dhe interesante.

Dhe për sa kohë që tezja i njeh të dy prindërit dhe fëmijën, ajo mund të veprojë si ndërmjetës. Problemet e gjeneratave mund të ndodhin ndonjëherë në familje. Prindërit nuk dinë si të flasin me fëmijët e tyre, dhe fëmijët nga ana e tyre besojnë se ata nuk i kuptojnë.

Tezja mund të përpiqet të përcjellë në çdo anë dëshirat dhe pretendimet e palës tjetër. Ajo nuk merr pjesë në këtë mosmarrveshje dhe për këtë arsye e sheh situatën nga jashtë. Në këtë rast prindërit dhe fëmijët do ta dëgjojnë, pasi ajo është e besuara e të dyja palëve.

Roli i tezes në jetën e fëmijës nuk mund të nënvlerësohet. Ajo është e rëndësishme, ajo është pjesë e familjes dhe jetës së tyre dhe ajo gjithmonë do të jetë atje për nipërit dhe mbesat e saj. Ajo i do pa kushte dhe ndonjëherë tezet që nuk kanë fëmijë vetë, i shohin nipërit dhe mbesat si fëmijët e tyre. Dashuria për ta është e pafund!