Transmetuar më 14-03-2019, 14:52

Aktivitetet e Telekom Electronic Beats pritet të pushtojnë Tiranën për Ditën e Verës, të Dielën 17 Mars.

Tradita e përvitshme urbane e Street Party në Bllok nuk mund të mungonte edhe këtë vit në Tiranë, edhe pse me një ndryshim të vogël. Shiu i verës do të trokasë më 14 mars, kështu që të gjitha aktivitetet janë shtyrë për të dielën, më 17 mars.

Me 3 skena dhe 12 orë muzikë, ky është viti i katërt kur dy nga rrugicat më të famshme të zonës së ish-Bllokut do të mbushen nga njerëz të këndshëm (ju dhe miqtë tuaj), por padyshim edhe muzika më e mirë alternative e qytetit.

Surpriza e këtij viti janë vizualet, të cilat janë krijuar me ilustrime nga artisti i talentuar gjerman Stefan Marx.

Mos harroni, nëse jeni përdorues të paketës Electronic Beats, pijen e merrni dhuratë nga Funzone në My Telekom.

Prisni, kemi akoma! Për këdo që është më “mainstream”në shije, një event madhështor është rezervuar edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 17:00.

Yjet e njohura të muzikës shqiptare si Dafina, Majk, Irkenc Hyka, Flor Bana dhe G-Bani pritet të mbledhin mijëra njerëz në shesh, për të festuar sigurisht nën siglën magenta të Electronic Beats.

Ju ku do të shkoni?