Transmetuar më 14-03-2019, 13:50

Prej kohësh duronte dhunën e të shoqit për të ruajtur familjen, teksa ai cili nuk kursente dorën as ndaj saj dhe as ndaj vajzave të tyre. Por kur zbuloi se burri po abuzonte seksualisht me vajzën e tyre 18 vjeçe, gruaja 38-vjeçare vendosi të hakmerrej.

Ajo rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e qëlloi burrin plotë 185 herë.

E dhunuar prej vitesh, gruaja nuk e kontrolloi veten kur pa të shoqin duke përdhunuar vajzën.

Krimi i rëndë është shënuar në Buenos Aires të Argjentinës, ku gruaja Paola Cordoba, vrau të shoqin Alberto Elvio Naiaretti, 46 vjeç.

Pasi vrau burrin, gruaja telefonoi policinë, duke i treguar gjithçka. Ndërkohë në banesë u gjetën dy thika të ndryshme të lara në gjak.

Krahas 38-vjeçares, policia arrestoi edhe vajzën e gruas, cila akuzohet se ka bashkëpunuar me të ëmën, shkruan noa.al.

Krimi i rëndë u shënua në 18 tetor, por detajet e vrasjes dolën në dritë këtë javë, teksa ndaj gruas dhe vajzës po zhvillohet procesi gjyqësor. /a.y/noa.al