Transmetuar më 14-03-2019, 13:19
Foto ilustruese

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Aksidenti është shënuar rreth orës 12:30 të mesditës së sotme, në autostraden Lezhë- Milot.

Në vendin e quajtur Kryqëzimi i Spitenit, Z.M., 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Opel’, ka aksidentuar këmbësoren L.N., 70 vjeçe.

E dëmtuara u dërgua në spitalin e Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ku dhe po kryhen veprimet e rastit.

Aktualisht grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al