Transmetuar më 14-03-2019, 13:10

Shtatzënia e saj ishte një nga më të komentuarat, ashtu sikundër dhe ardhja në jetë e fëmijës së parë.

Teksa kanë kaluar vetëm tre javë nga lindja, moderatorja Elita Rudi është kthyer në super formë.

Në një foto të fundit ajo shfaqet pa asnjë gjurmë nga shtatzënia, ndërkohë që shihet e veshur me pantallona të verdha dhe gjysmë bluzë, duke nxjerr zbuluar barkun.

Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, si fryt i martesës me reperin Asdren Gjikolli, i njohur nga të gjithë si Gjiko.

Nuk dihet se si Elita është rikthyer kaq shpejtë në formë, ndërsa duket se shumë lehona të tjera do jenë xheloze për linjat e saj. /a.y/noa.al