Transmetuar më 14-03-2019, 12:46

Trupi i pajetë i një vajze 9 vjeçe u gjet i futur në një çante të zezë në Los Angeles, më 5 mars.

Nga hetimet dhe ekspertiza e kryer rezulton se kufoma i përket vogëlushes, Trinity Love Jones.

Policia konfirmoi identitetin e vajzës këtë të martë, por nuk detajoi nëse vajza ka vdekur para mbylljes në valixhe apo më pas.

Ndërkohë një person është shoqëruar në polici, si i dyshuar, Emiel Lamar Hunt, 38 vjeç, me precedent penal për abuzim me të miturit.

Autoritetet konstatuan se nuk ka shenje traume në trupin e viktimës, ndërkohë që po punohet për të zbardhur rrethanat e vdekjes, shkruan noa.al.

“Dua vetëm drejtësi”, deklaroi babai i familjes i shokuar. Familja e së miturës jeton në një konte të Los Angelos, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet në një zonë me shkurre në Colima Road e Hacienda Boulevard, të California, SHBA. /a.y/noa.al