Transmetuar më 14-03-2019, 12:28

Kryeministri Edi Rama përshëndet operacionin e koduar “Maranaj”, gjatë të cilit u godit një grup që jepte para me fajde në Shkodër.

Ai thotë se sot Shkodra është më e qetë dhe më e sigurtë se asnjëherë.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase. Respekt”, shkruan Rama.

Gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të sotëm u arrestuan 11 persona dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim, si dhe u sekuestrua një shumë e madhe parash. /a.y/noa.al

Si u zbulua grupi i personave që jepnin para me fajde, emrat e zyrtarëve të përfshirë

Prokuroria jep detaje për grupin e fajdexhinjve, mes tyre noterja, polici dhe ish-kancelari i gjykatës

FNSH dhe RENEA ndërhyjnë në Shkodër për paratë me fajde, 14 të arrestuar