Transmetuar më 14-03-2019, 12:20

Krydemokrati Lulzim Basha thotë se kriza politike ku ndodhet vendi, kërkon zgjidhje akute e cila mund të ndodhë me kthimin e vullnetit te populli me zgjedhje të të parakohshme dhe me një qeveri tranzitore.

Në një aktivitet me temë “Arti në mbrojtje të Demokracisë”, në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, kreu i opozitës deklaroi se qytetarët ju përgjigjën thirrjes për protesta.

“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetëses demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë. Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gjendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë”, u shpreh Bashi.

Sipas tij qeveria është e kapur nga krimi, dhe kjo gjë duhet të bëjë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Sipas tij, elita e vendit duhet të japë kontributin e saj në këtë krizë që po kalon vendi.

“Djegia e mandateve ishte një përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve”, tha kreu i PD. /a.y/noa.al