Transmetuar më 14-03-2019, 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në Elbasan, për të uruar Ditën e Verës.

Ai ka publikuar një album me fotografi nga ndalesa e paradites së sotme.

“Nga Elbasani u uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan kryedemokrati.

Gjatë ndalesës së tij Basha u takua me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël. /a.y/noa.al

Dita e Verës, Rama dhe Basha të dy në Elbasan