Transmetuar më 14-03-2019, 11:12

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në mbikalimin e Sukthit në Durrës.

Zjarri ka përfshirë një makinë me targa AA 728OI, e cila është në pronësi të shtetasit Sh.H.

Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët, ka zbritur nxitimthi pa pësuar asnjë lëndim.

Paraprakisht mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që në zonën ku u dogj makina, pati edhe bllokim qarkullimi. /a.y/noa.al