Transmetuar më 14-03-2019, 10:31
Foto ilustruese

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, i dyshuar për një seri vjedhjesh.

31-vjeçari F.J., banues në Elbasan, u arrestua gjatë kësaj të mërkure, pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i riu është dhe autorë dhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në muajin janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera.

Ndërkohë gatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al