Transmetuar më 14-03-2019, 10:05

Një operacion antidrogë i policisë së Fierit i koduar “Befasia” ka vënë në pranga babë e bir të kapur me drogë dhe armë.

Operacioni u kurorëzua në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure, ku u bë arrestimi i A.L., 55 vjeç dhe i djalit të tij A.L., 26 vjeç, banues në Patos.

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 6 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Po ashtu u gjet edhe një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, një pistoletë tip Bereta me një krehër dhe tre fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al