Transmetuar më 14-03-2019, 09:20

Një zarf plotë me para në kutinë postare ose poshtë derës. Është kjo surpriza e bukur me të cilën u përballën disa banorë të Villarramiel, një fshat i vogël në veri të Spanjës.

Prej afro dhjetë ditësh qarkullon një emër i identifikuar si Robin Hood i shekullit të 21-të, i cili shpërndan para në familjet e varfra.

Banorëve iu janë dorëzuar kartëmonedha 50 dhe 100 euro. Kush i la? Dhe pse? Për momentin kjo pyetje është pa përgjigje!

Ndërsa disa banorëve iu dorëzuan zarfe me para, të tjerëve ju lanë bileta ku shkruheshin mesazhe të ndryshme të tipit “Princesha e shtëpisë”.

Zarfet me para iu dhanë një gruaje të ve me një fëmije, një familje me shumë fëmijë dhe një çifti pa fëmijë. Bëhet fjalë për 15 persona në total, pa asnjë lidhje mes tyre, shkruan noa.al. Mes tyre pati nga ata që i çuan paratë në polici dhe në bankë për të vërtetuar nëse ishin false, por në fakt rezultuan të vërteta. /a.y/noa.al