Transmetuar më 14-03-2019, 08:05
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, pranë fshatit Arameras, një makinë ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen një person rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Trupi i pajetë i këmbësorit u dërgua në morg, teksa shoferi A.N., 51 vjeç banues në Tiranë u shoqërua në polici.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al