Champions, Barcelona dhe Liverpool kalojnë në çerekfinale
Transmetuar më 13-03-2019, 23:04

Barcelona dhe Liverpool janë skuadrat e e radhës që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, në fitoret që arritën mbrëmjen e sotme.

Jurgen Klopp shijoi hakmarrjen ndaj Bayernit të Mynihut, pasi Liverpooli i tij triumfoi me rezultatin 1-3 në “Allianz Stadium”, duke nxjerrë gjermanët jashtë Ligës së Kampionëve dhe duke vijuar vetë në fazën çerekfinale.

“The reds” zhvilluan një ndeshje të studiuar mjaft mirë, pasi i lanë qarkullimin e topit Bayernit dhe e goditën me kundërsulme të shpejta.

Pikërisht në një të tillë, ishte Sadio Mane që kaloi anglezët në avantazh, por bavarezët reaguan dhe rikthyen baraspeshën falë një autogoli të Joel Matip.

Në pjesën e dytë Liverpooli gjeti avantazhin me anë të mbrojtësit Virgil Van Dijk, ndërsa pak minuta më vonë ishte sërish Mane që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët, duke vulosur fatin e takimit.

Në çerekfinale u kualifikua edhe Barcelona, që pas një barazimi pa gola në Francë, mposhti Lyonin me rezultatin e thellë 4-1 në “Camp Nou”.

Lionel Messi shënoi dy herë për Barcelonën, me Pique, Coutinho e Dembele që plotësuan listën e golashënuesve, ndërsa për francezët ngushtoi diferencën përkohësisht Toussart.

Mbrëmjen e djeshme u kualifikuan Juventus përballë Atletico Madrid dhe Manchester City përballë Schalke 04.