Vajza bën detyrat, qeni i rri mbi kokë duke mos e lejuar të prekë telefonin
Transmetuar më 13-03-2019, 21:31

Një skenë të tillë nuk e keni parë asnjëherë. Pamjet janë filmuar në Kinë ku qeni i qëndron pranë vajzës teksa bën detyrat, dhe nuk e lejon që të prekë telefonin.

Kjo ishte forma që një baba të mbante vajzën të përqëndruar.

Ai e ka stërvitur qenin shtëpiak që ta mbikëqyrë nxënësen gjatë kohës që mëson dhe reagon menjëherë nëse ajo e merr telefonin për të luajtur.

“Kishte problem të fokusohej në detyra, gjithë vëmendja e saj ishte te lojërat dhe materialet që sheh në internet”, ka thënë Xu.

Dhe kur vajza përfundon detyrat, luan me qenin. /k.k/noa.al/