Transmetuar më 13-03-2019, 21:28

Fundjava që lamë pas duhet të ishte më e lumtura për një 22-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sara Baluch të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e nusërisë për tu martuar me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi, por fatkeqësisht shkoi në varrezat ku i ndjeri prehet në  Nashville, Tennessee.

Mohammad u qëllua për vdekje tre javë më parë nga një person të cilit po i shiste një videolojë.

Këtë fundjavë ajo shkoi e veshur nuse në varrin e të fejuarit.

Në fotot e publikuara, që kanë bërë xhiron e botës 22-vjeçarja shihet e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm./a.k/noa.al/